×
  • Lajme
  • Rajon

    Automjeti i ushtrisë serbe e shtyp veturën, vdesin pesë persona

    Reporteri
    22 Shtator 2024 | 14:32

    Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi të shtunën pasdite në Serbi.

    Raportohet se automjet i ushtrisë serbe e ka shtypur një veturë, me ç’rast ka ndodhur ky rast i rëndë.

    Një 54-vjeçar, i cili e drejtonte automjetin ushtarak është arrestuar. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa është paralajmëruar se një kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.

    Mësohet se viktimat janë babai me tre fëmijë dhe një fqinj që ishte në veturë me ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!