×
  • Lajme
  • Rajon / Zgjedhjet në RMV

    BDI nis festën në Shkup, Osmani i treti në nivel vendi

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 21:11

    Bashkimi Demokratik për Integrim dhe parnterët e “Frontit Evropian” kanë nisur festën në Shkup.

    Simpatizantët po hedhin vallen me surle dhe tupana.

    Sot në Maqedoninë e Veriut u votua për presidentin e ri.

    Sipas numërimeve të para kandidati për president Bujar Osmani, është i treti në nivel vendi me 16.44 përqind.

    Dalin rezultatet e para në Maqedoninë e Veriut, prin Pendarovski, Osmani mijëra vota para Taravarit

    Derisa në Tetovë, ai po prin me 38.7 përqind të votave ndërkaq kundërkandidati Arben Taravari, i ka 36.86 përqind, nga numërimi i 74 qendrave të votimit.

    Sipas KSHZ-së, Stevo Pendarovski deri tani ka siguruar 55.209 vota, Gordana Siljanovska Davkova 112.508 vota, Bujar Osmani 57.870 vota, Arben Taravari 42.210 vota.

    Maksim Dimitrievski 23.529 vota, Stevço Jakimovski 2.912 vota dhe Biljana Vankovska 13.310 vota.

    Në garën për kreun e shtetit kanë garuar shtatë kandidatë, në mesin e të cilëve edhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili ishte propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

    Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje mori pjesë me Gordana Siljanovska-Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

    Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garoi me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.

    Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

    Pjesë e garës zgjedhore ishin edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!