×
  • Lajme
  • Rajon

    BDI sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm për zhvillimet e fundit politike

    Reporteri
    07 Nëntor 2021 | 9:40

    Udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot do të mbajë mbledhje.

    Kjo vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare.

    “Kryetari Ahmeti ju fton në takim në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

    Takimi do të mbahet të dielën, 7 nëntor 2021, me fillim në orën 13.00 në Tetovë.

    Prezenca e obligueshme me respektim të masave mbrojtëse kundër Covid-19”, shkruhet në ftesën dërguar anëtarëve përmes një mesazhi në celular.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!