×
  • Lajme
  • Rajon / Shkup

    Begaj takohet me Xhaferin: Shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 16:41

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Begaj thotë se e ka përgëzuar Xhaferin për udhëheqjen e zgjedhjeve.

    “Vizioni, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij tregojnë sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar mes tjerash Begaj.

    Postimi i plotë:

    Me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

    E përgëzova për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime.

    Vizioni, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij tregojnë sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut.

    Çdo tullë që vendosim në murin e arritjeve tona është hapi drejt një të ardhme të ndritur dhe do të jetë gjithmonë e mirëpritur.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!