Mëngjesin e sotëm, një 14-vjeçar vrau tetë nxënës në një shkollë në Beograd e po ashtu edhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë.
Në mediat serbe është publikuar një audio-incizim në momentin e shtënave, transmeton Reporteri.net.
40 plumba siç raportohet janë shkrepur me shpejtësi të madhe.
Shefi i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit bëri të ditur se 14 vjeçari i dyshuar për sulmin e armatosur në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë kishte një muaj që planifikonte sulmin dhe se ai vetë kishte raportuar në polici se e kishte kryer krimin.
Në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë është bërë e ditur se është arrestuar edhe babai i djalit, i cili posedon armën me të cilën sulmuesi vrau nëntë persona dhe plagosi disa të tjerë.
Nga Policia bënë të ditur se krimi ishte planifikuar për një muaj dhe se motivi i sulmit ende nuk dihet. /Reporteri.net/