×
  • Lajme
  • Rajon

    Bullgaria drejt heqjes së vetos për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 11:46

    Opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka njoftuar se do të votojë pro, duke vënë në dispozicion 59 votat e tij.

    Kështu ka njoftuar në Twitter Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

    “Falënderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan ai.

    Ky veprim i Bullgarisë vjen vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!