Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar sot në Bujanoc.
Në një adresim para mediave, ai është pyetur nga gazetarët shqiptarë për çështjet që i shqetësojnë shqiptarët e Luginës, shkruan Reporteri.net.
Jeton Ismaili, gazetar nga Lugina i bën pyetje Vuçiqit. Pyetjen ia parashtron në gjuhë serbe kurse emrin e portalit “Folonline” ia thotë në gjuhen shqipe.
Vuciq nuk i përgjigjet derisa ai ia përkthen edhe emrin e portalit.
“Çka do të thotë kjo”, pyet Vuçiq, teksa ai ia shpjegon emrin e medias, duke i thënë presidentit serb se ka pasur mundësi nga bisedimet në Bruksel që deri më tani ta mësojë shqipen.
Nga atje, Vuçiq ka folur për kërkesën e shqiptarëve në Serbi që të kenë një Asociacion të tillë sikurse që e kërkojnë serbët në Kosovë.
“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, raportohet të ketë thënë Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.