×
  • Lajme
  • Rajon

    Chollet e telefonon Vuçiqin para takimit në Bruksel: Asociacioni është urgjencë

    Reporteri
    27 Prill 2023 | 18:33
    Derek Chollet, Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit

    Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Collet, pak ditë para takimit të 2 majit në Bruksel, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Chollet tha se me Vuçiqin ra dakord për nevojën urgjente të themelimit të Asociacionit derisa shtoi se pret takim konstruktiv më 2 maj.

    “Pata bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiq sot. Ramë dakord për fuqinë e vazhdueshme të partneritetit ShBA-Serbi dhe fokus të përbashkët në përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Ne presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkruar Chollet në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!