×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiç: Kirgistani nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 17:37

    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka nisur një tur në Azinë Qendrore.

    Në Kirgistan, ku u takua me zyrtarë të lartë vendas, Daçiç u shpreh se ky shtet nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan RTS.

    “Dua të them se qëndrimet e tyre janë ende shumë të prera, thonë se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

    Ai shtoi se beson se bisedat e tij me ministrin e Punëve të Jashtme, Zhenbek Kulubaev dhe presidentin Sadir Zhaparov ishin shumë të dobishme dhe do të paraqesin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!