Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për medie serbe pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Daciq tha se kanë marrë garanci nga Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“E drejta për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999. Kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo që u garantua nga Bashkimi Evropian”, tha Daçiq për Tanjug.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.