×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq: Mora garanci nga SHBA-ja që Asociacioni duhet të formohet

    Reporteri
    02 Shkurt 2023 | 14:40

    Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka njoftuar se ka zhvilluar disa takime gjatë qëndrimit të tij në Washington. Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, bën të ditur se Daçiq ka zhvilluar takime edhe me Chollet dhe Escobar.

    Siç thuhet në njoftimin e tyre, Daçiq ka marrë sigurinë e SHBA-së se “besojnë që Asociacioni duhet të formohet” dhe se amerikanët “vlerësojnë shumë pozicionin konstruktiv të Serbisë në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.

    Në fotografitë e publikuara, Daçiq shihet që ia ka bërë një dhuratë emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!