×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq pas takimit me Chollet: Amerikanët na konfirmuan se paralajmërimet ndaj Kurtit për Asociacionin janë serioze

    Reporteri
    02 Shkurt 2023 | 8:38

    Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Zyrtari i lartë amerikan njoftoi përmes një postimi në Twitter se ky takim erdhi pas bisedës që u zhvillua në mes të sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Konfirmuam miqësinë e kahershme mes SHBA-së dhe Serbisë.

    Shprehëm mbështetjen tonë për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.

    Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se bisedimet që ai zhvilloi në Uashington ishin të suksesshme për Serbinë, dhe se një tjetër konfirmim erdhi nga Departamenti i Shtetit se Asociacioni duhet të themelohet.

    “SHBA-të sinqerisht mbështesin qëndrimin se Asociacioni i Komunave Serbe është diçka për të cilën është rënë dakord më parë, dhe jo temë diskutimi, se duhet të formohet në mënyrë që të diskutohet më tej dhe pastaj të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes”, tha Daçiq tha për Tanjug.

    Ai tutje thotë se zyrtarët e Departamentit të Shtetit i kanë thënë se SHBA-ja do të jetë transparente  për çdo gjë dhe se janë seriozë kur thonë se po e paralajmërojnë Kurtin se Asociacioni është diçka që nuk mund të diskutohet. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!