×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore

    Reporteri
    05 Nëntor 2023 | 11:53

    Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në seancën e sotme shpalli listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, shkruan Danas, përcjell Reporteri.net.

    Socialistët së bashku me Serbinë e Bashkuar dhe të Gjelbërit e Serbisë do të marrin pjesë në zgjedhje në listën “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë”.

    Në listën e shpallur nga Partia Socialiste e Serbisë është i përfshirë edhe Marko Millosheviq, nipi i Sllobodan Millosheviqit, i cili raportohet se është i treti në këtë listë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!