×
  • Lajme
  • Rajon

    Dalin detaje të reja: 14-vjeçares fillimisht ia lidhën duart dhe këmbët, më pas e futën në një thes

    Reporteri
    04 Dhjetor 2023 | 11:12

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ky është një rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë me sigurinë publike në përgjithësi, derisa zbuloi se 14-vjeçares fillimisht ia lidhën duart e këmbët e më pas e futën në një thes.

    “U konstatua se dy personat që ndodheshin në automjetin Citroen, pas informacioneve të marra paraprakisht, mbrëmjen para rrëmbimit se vajza do të ishte vetëm, e kanë marrë në hyrje të pallatit dhe i kanë lidhur duart dhe këmbët, e më pas futur në një thes në bagazh. Është dërguar në një lokacion jashtë Shkupit, ku është kryer vrasja dhe më pas automjeti është djegur”, tha Spasovski.

    Motivi i vrasjes së të miturës Vanja në Shkup, ishte interesi financiar. Por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili e ka përpiluar planin me organizatorët e grupit, dhe ai është i dyshuari kryesor.

    “Siç jeni në dijeni, motivi është interesi vetjak dhe sipas konstatimeve fillestare, njëri nga personat në marrëveshje dhe në dijeni të një familjari ka organizuar kryerjen e krimit për të zhvatur para nga nëna e të miturës, nga e cila të gjithë të përfshirët do të kishim përfitim monetar, gjegjësisht material”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, sot në një konferencë për media.

    Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrethinën e Shkupit, ishte përfshirë në organizimin e rrëmbimit të vajzës për të zhvatur para nga nëna e të miturës. Kështu bëri të ditur në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sipas të dhënave fillestare nga hetimi./Reporteri.net/

    Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup, i përfshirë edhe babai, synim përfitimi financiar nga nëna e së miturës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!