Është arrestuar sot babai i Kosta K., 14-vjeçar, i dyshuar se ka vrarë nëntë persona, mes tyre nxënës dhe një roje sigurie, mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, përcjell Reporteri.net.
Policia ka marrë të atin nga banesa për ta dërguar drejt stacionit policor.
Siç njoftoi më parë policia , Kosta K. e ka kryer krimin me armën e të atit.
Sipas informacioneve jozyrtare, të cilat i ka raportuar ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq, babai i tij ka vizituar rregullisht poligonin e qitjes, madje ka marrë me vete edhe djalin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.