Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në mesditë ka vazhduar debatin për zgjedhjen e qeverisë së re.
Ish-ministri i Arsimit Arbër Ademi iu drejtua në gjuhën shqipe kryetarit të së Majtës, Dimitar Apasiev, pas së cilës Apasiev iu përgjigj:
“Nëse dëshironi të hyni në një diskutim material dhe të debatoni me mua, ju lutemi flisni në gjuhën maqedonase, sepse nuk përdor kufje kur më drejtohen drejtpërdrejt”, tha Apasiev.
Kjo nuk është hera e parë që Apasiev nuk shprehet kundër gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Kuvend. Ai më parë ka kundërshtuar materialet dhe dokumentet e Kuvendit edhe në gjuhën shqipe.
Debati parlamentar për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat maksimumi dy ditë, ndërsa zgjedhja e qeverisë votohet pas përfundimit të tij, pra jo më vonë se 24 orë në ditën e dytë ose në këtë rast të dielën deri në mesnatë. (Tetova1)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.