×
  • Lajme
  • Rajon

    Detaje mbi tragjedinë në Mal të Zi, mësohet arsyeja e sulmit

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 19:30

    Një 34-vjeçar në Cetinje të Malit të Zi ka qëlluar për vdekje disa persona. I vdekur ka mbetur edhe sulmuesi.

    Siç raporton Vijesti, burri kishte shtënë me armë mbi disa bashkëkombës, ku të vdekur kanë mbetur 11 persona. Në mesin e të vdekurve pati edhe fëmijë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    4 të plagosur janë shtrirë në spitalin e Cetinjës ndërsa dy të tjerë në Qendrën Klinike në Podgoricë.

    Ivan Ivanoviq, ushtrues detyre i drejtorit të spitalit të Cetinës, tha për TVCG (Televizioni publik i Malit të Zi) se dy personat të cilët janë shtruar në atë institucion janë jashtë rrezikut për jetën dhe se një pacient është liruar për trajtim në shtëpi pas trajtimit.

    Krejt ky sulm raportohet se ka nisur nga një zënkë në familje, me ç’rast 34-vjeçari mësohet se doli në rrugë e vrau këdo që i doli para, përfshirë këtu edhe fëmijë.

    Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht incidentin. /Reporteri.net/.

    Tragjedi në Mal të Zi, mbi 10 të vrarë, eleminohet edhe sulmuesi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!