jë tërmet i fuqishëm e goditi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë. Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO regjistroi rreth orës 22:37 një lëkundje të fortë të madhësisë 4.7 të shkallës rihter me thellësi të vatrës 5 kilometër.
Epiqendra u lokalizua 4 km në jug-perëndim të Klosit, ndërsa lëkundjet u ndjenë në gjithë vendin, por më shumë në disa qytete si Peshkopi, Tiranë, Elbasan, Lezhë e Krujë.
Ky tërmet u pasua nga disa pasgoditje, ku më e madhja ishte 3.9 e shkallës rihter, sërish me epiqendër në zonën e Klosit.
Tërmeti riktheu panikun tek shumë qytetarë të cilët u detyruan të lënë shtëpitë dhe të dalin në rrugë.
Fatmirësisht lëkundjet e mbrëmshme kanë shkaktuar vetëm dëme të vogla në banesa, ndërsa nuk ka lëndime në njerëz.
Autoritetet bëjnë të ditur se në total janë mbi 20 banesa të dëmtuara që shfaqin rrezik për jetën e banorëve.
“Për fat të mirë nuk kemi dëmtime në njerëz, deri tani ka ankesa nga qytetarët edhe të verifikuara rreth 22 ndërtesa”, tha Prefekti i Dibrës.
Me vendim të Shtabit të Emergjencave bashkitë e prekura më shumë nga tërmeti kanë ngritur grupet e punës për të bërë vlerësimin real të dëmeve të shkaktuara./Tv Klan/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.