×
  • Lajme
  • Rajon

    Djalë i një radiologu të famshëm, nxënës i shkëlqyeshëm: Mori notë të dobët në lëndën e historisë dhe u ‘çmend’

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 14:29

    Ai mori një notë të dobët në lëndën e historisë dhe më pas u ‘çmend’ kanë thënë nxënësit e shkollës ku një 14 vjeçar serb vrau tetë bashkëmoshatarë të tij dhe rojën e shkollës. Ai qëlloi fillimisht mësuesen dhe më pas shkoqet dhe shokët e tij të klasës. në zyrën e mësuesit dhe më pas në drejtim të shokëve të tij. Ai ishte një nxënës i shkëlqyeshëm dhe ne e quanim ‘gjeni’, ka thënë një nxënës i shkollës fillore ‘Vladislav Ribnikar’.

    Në shkollën fillore, ku ndodhi gjuajtja me armë nga një nxënës i klasës së shtatë, i cili ia mori armën babait, deri më tani kanë vdekur tetë fëmijë, si dhe rojtari i shkollës, ndërsa sipas mediave serbe, janë 20 të plagosur, përfshirë edhe mësuesen e historisë.

    Djali i mitur quhet Kosta K., 14 vjeç. Ai rreth orës tetë të mëngjesit të sotëm ka hyrë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit dhe ka filluar të shtijë me armë.

    Siç raportojnë mediat serbe, Kosta ka marrë pjesë në garat e matematikës dhe biologjisë dhe ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta. Ai konsiderohet si një nga nxënësit më të talentuar të shkollës fillore, ku kreu masakrën. Ai ishte djali i një radiologu të famshëm.

    Shokët e tij të shkollës thonë se ai ka qenë gjithmonë i qetë dhe i tërhequr dhe se nuk ka bërë asnjëherë telashe, por shquhej për sjelljen e tij shembullore.

    Kosta qëlloi me dy armë, pesë karikatorë të mbushur dhe një çantë shpine me ‘kokteje molotovi’.

    Pas masakrës ai u arrestua, ndërsa disa nga mediat në Serbi raportojnë se ka thënë se ka qëlluar për shkak se është psikopat. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!