“Mbërrita”, ka shkruar Milorad Dodik në X mbrëmë, tri orë pas mesnate. Megjithatë, presidenti i Republikës Srpska, për të cilin është lëshuar një urdhërarrest, nuk ka treguar se ku ndodhet.
Mediave në Bosnjë iu tha se Dodik kishte “detyrime private” dhe nuk do të dilte në publik.
Megjithatë, mediumi Istraga.ba raporton se presidenti i Republikës Srpska ka udhëtuar nga Beogradi në Moskë. Aty, sipas të njëjtave burime, ai pritet të takohet të martën me presidentin rus Vladimir Putin.
Tre ditë më parë, Gjykata e BeH urdhëroi lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik. Prokuroria e BeH po zhvillon një hetim kundër tij, me dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.
Pavarësisht se u shpall në kërkim, Dodik së fundmi udhëtoi në Izrael, ku mori pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin. Ai u kthye nga Izraeli të premten në mëngjes./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.