×
  • Lajme
  • Rajon

    Dorëhiqet Ministri kroat i Financave që inicioi reformën e taksave për kontroll strikt të shpenzimeve

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 11:45

    Ministri i Financave i Kroacisë, Zdravko Mariq, ka thënë dorëheqje mbrëmjen e vonshme të së martës.

    Mariq, ishte ai që kishte iniciuar reformën e taksave dhe për kontroll strikt të shpenzimeve. Sa për dorëheqjen ende nuk janë bërë publike arsye, raporton Reuters.

    “Jemi falënderues për kontributin e tij në qeveri për gjashtë vjetët e fundit”, ka thënë zëdhënësi Marko Miliq në një qëndrim.

    Kryeministri Andrej Plenkoviq menjëherë e ka gjetur pasuesin e Mariq në krye të dikasterit që në portofolin e tij ka financat shtetërore. Fjala është për profesorin e Universitetit të Zagrebit, Marko Primoraq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!