Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e ka propozuar atë si kandidat të partisë për president në zgjedhjet e ardhshme.
Këtë njoftim partia e Gjukanoviqit e bëri përmes llogarisë në Twitter.
Vendimi u mor gjatë mbledhjeve që kjo parti ka mbajtur më 24 shkurt.
👤 Predsjednik #DPSCG Milo Đukanović predložen je za predsjedničkog kandidata Demokratske partije socijalista na predstojećim predsjedničkim izborima.
🔜 Uskoro opširnije… #MiloĐukanović #PredsjedničkiIzboriCG #PolitikaCG #CrnaGora 🇲🇪
— DPS – Crne Gore (@DPSCrneGore) February 24, 2023
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë caktuar për 19 mars dhe kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet për të marrë pjesë në zgjedhje deri më 26 shkurt pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Deri më tani, kandidatët e konfirmuar për zgjedhjet presidenciale janë lideri i Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiq, dhe zëvendëskryetarja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq. /REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.