×
  • Lajme
  • Rajon

    Drecun: Emisari Special i Britanisë së Madhe do të krijojë probleme për interesat e Serbisë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 17:37

    Zyrtari i partisë së presidentit Vuçiq, Milovan Dreçun është shprehur i shqetësuar për emërimin e fundit të Emisarit Special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

    Dreçun ka thënë se emërimi i ushtarakut Stuart Peach do të shkaktojë dëme për interesat e Serbisë.

    “Mendoj se ai do të jetë koordinator dhe krijues i shumë aktiviteteve hibride që do të shkaktojnë dëme për interesat e Serbisë, popullit serb dhe Republikës Serbe”, tha ai për Tanjug, transmeton Gazeta Express.

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun tha se Britani po dëshiron ta dobësojë pozicionin e Serbisë në negociata me Kosovën.

    “Duke emëruar Shefin e Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach, si Emisar Special për Ballkanin Perëndimor, Britania dëshiron të ndikojë në proceset e brendshme të Serbisë dhe ta dobësojë pozicionin tonë ndërkombëtar dhe në negociata me Prishtinën”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!