×
  • Lajme
  • Rajon

    Dy persona të vdekur pas rrëzimit të autobusit në autostradën Cetinje – Budvë

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 15:16

    Të paktën dy persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur, si pasojë e rrëzimit të një autobusi në autostradën Cetinje – Budva, në qytezën Obzovica.

    Policia e Malit të Zi ka thënë se autobusi ka rënë në një shkëmb.

    Në autobus besohet se kanë qenë 30 pasagjerë, të cilët janë nisur nga Nikshiqi.

    “Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze, dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.

    Departamenti për Situata Emergjente ka thënë se të gjitha njësitet e saj janë në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmë.

    Edhe Prokurori i Shtetit është duke u marrë me këtë rast.

    Një operacion për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi veçse ka nisur dhe trafiku është bllokuar në gjithë autostradën që lidh dy qytetet.

    Zjarrfikësit është thënë se janë duke përdorur litarë për t’i tërhequr pasagjerët./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!