×
  • Lajme
  • Rajon / Takimi i tensionuar në Shtëpinë e Bardhë

    Edhe kryeministri kroat rreshtohet krah Zelenskyt: E dimë nga përvoja se cila paqe zgjat

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 23:52

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq i ka dalë në mbrojtje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas debatit të ashpër me presidentin amerikan Donald Trump dhe përzënies nga Shtëpia e Bardhë.

    Ai ka thënë se Kroacia e di nga përvoja e saj se vetëm një paqe e drejtë mund të qëndrojë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Qeveria kroate qëndron e fortë në besimin e saj se Ukraina ka nevojë për një paqe të tillë – një paqe që do të thotë sovranitet, integritet territorial dhe një Evropë të sigurt.”, ka shkruar PLenkoviq në “X”.

    Ky reagim vjen pasi presidenti Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

    Vizita e Zelenskyt në Washington erdhi mes përpjekjesh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Palët pritej të nënshkruanin dhe projekt-marrëveshjen për mineralet e cila do t’i jepte një qasje të gjerë Shteteve të Bashkuara tek pasuritë minerale të Ukrainës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!