Policia serbe është në kërkim të dy personave, të cilët dyshohet se kanë vrarë Ranko Radosheviq, i njohur edhe si Ranko Esobar një ish-anëtar i një bande të njohur kriminale malazeze, të emërtuar si klani “Nikshiq”.
“Vijesti” ka siguruar video incizime ku shihen dy sulmues të maskuar, të cilët ikën me makinë pas likuidimit, transmeton Reporteri.net.
Videon mund ta shihni KËTU.
Kush është Ranko Escobar?
Ranko Eskobar drejtonte një biznes te njohur për tregtimin e makinave të blinduara.
Pikërisht një automjet i tillë është gjetur në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk, i cili po gjykohet për shtatë vrasje dhe krime të tjera të rënda.
Emri i Ranko Escobar figuronte në një fletë pronësie të “blindëve”. Sipas informacioneve jozyrtare të Nova-s, Ranko është nga Nikshiqi dhe ka qenë i njohur për policinë në të kaluarën.
Më herët është shkruar edhe se Ranko R. ka qenë i lidhur me anëtarin e klanit kriminal Bežani, Goran Mijatoviq, i cili është vrarë në Beograd. Sipas të njëjtave informacione, Ranko R. merrej edhe me tregtimin e lëndëve narkotike, më saktë kokainë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.