×
  • Lajme
  • Rajon

    Eskalon protesta në Serbi, rrahje masive mes protestuesve

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 17:57

    Po vazhdon bllokimi i trafikut në më shumë se 50 lokacione në Serbi, teksa ka pasur përleshje e incidente në disa vende pas protestave masive.

    Një grup protestuesish kanë ndezur pishtarë që shkaktojnë zjarr në urën mbi lumin Sava në Beograd.

    Sipas mediumit Danas, protestuesit fillimisht kanë bllokuar urën mbi lumin Sava si dhe autostradën ndërkombëtare në Beograd të cilat më pas janë zhbllokuar.

    Përleshje janë raportuar në Novi Sad mes protestuesve pasi një numër i vogël fëmijësh kanë i kanë goditur protestuesit që ishin mbledhur.

    Në anën tjetër një grup i të rinjve të maskuar kanë brohoritur emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq në qendrën Sava në Beogradin e ri.

    Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!