×
  • Lajme
  • Rajon

    Fajon: Nuk duhet ta lëmë mënjanë Ballkanin Perëndimor, zgjerimi është domosdoshmëri

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 7:27
    Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon

    Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon tha të martën se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi për të gjithë Evropën, dhe theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të lihen mënjanë në këtë proces.

    Gjatë një vizite zyrtare në Sllovaki, ku u takua me Ministrin e Jashtëm Juraj Blanar, Fajon theksoi nevojën për një proces zgjerimi të BE-së më efikas, më të besueshëm dhe më dinamik.

    “Zgjerimi është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi për të gjithë ne. Do të doja ta shihja këtë proces të përshpejtuar, Sllovenia sheh një mundësi në futjen e votimit me shumicë të kualifikuar në faza të caktuara të zgjerimit. Nuk duhet t’i lëmë vendet e Ballkanit Perëndimor pas dore”, tha Fajon nëpërmjet platformës X.

    Dy ministrat diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në industrinë e automobilave dhe përmes lidhjeve me portin e Koperit.

    Fajon mori pjesë gjithashtu në një konferencë diplomatike në Bratislavë, ku ajo u paraqiti diplomatëve sllovakë strategjinë e veprimit slloven në Kombet e Bashkuara dhe sfidat me të cilat përballet Sllovenia, si një shtet më i vogël, çdo ditë në drejtimin e politikës së jashtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!