×
  • Lajme
  • Rajon

    Finalja e Dialogut, 5-shja e emisarëve të Perëndimit “i zbarkojnë” në zyrë Vuçiqit

    Reporteri
    20 Janar 2023 | 15:59

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i dërguar special i Gjermanise, Jens Plötner, i dërguar special i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari special i Italisë, Francesco Maria Talò dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas qëndrimit disa orësh në Prishtinë sot paradite, tashmë kanë arritur në Beograd ku kanë takuar presidentin serb Aleksandër Vucic. 

    Takimi në kryeqytetin Serb sapo ka nisur, dhe menjëherë Vuciq ka shpërndarë foto dhe pamje me video, pa koment, nga takimi me pesëshen e diplomatëve perëndimorë.

    BE ka njoftuar se emisarët në Kosovë e Serbi do të qëndrojnë për të diskutuar hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, që tash e disa muaj është përmbledhur në një të ashtuquajtur “plan franko-gjerman”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Paraditen e sotme, të 5 diplomatët qëndruar edhe në Kosovë, ku për rreth 2:30 minuta zhvilluan një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Pas takimi, shkurt Lajcak u deklarua për meida. Tha se u fol për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në planin e njohur si franko-gjerman, që i është dorëzuar Kryeministrit në shtator.

    “Qëllimi i takimit me Kurtin ishte propozimi ynë për normalizim të marrëdhënieve që e prezantuam në shtator dhe pastaj në dhjetor. I kaluam më shumë se dy orë, takimi ishte i gjatë, jo i lehtë, por ishte i sinqertë dhe i hapur. Është ende herët të bëjë ndonjë deklaratë dramatike, sepse siç e dini ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të udhëtojmë edhe për në Beograd”.

    “Nuk mund të them shumë, por mund të them se kemi pritur mirëkuptim më të madh për mundësitë që ofron ky propozim. Shpresoj se do të arrijmë aty. Ne do të vazhdojmë të punojmë”, tha Lajçak para mediave. /Reporteri.net/.

    Përfundon takimi i Kurtit me 5 diplomatët, Lajçak: Kemi pritur mirëkuptim më të madh për propozimin e BE-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!