×
  • Lajme
  • Rajon

    Genci Nimanbegu raportohet se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Malit të Zi

    Reporteri
    29 Tetor 2023 | 21:47

    Presidenti i Forcës, Genci Nimanbegu, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.

    E konfirmuar për mediumin malazez “Vijesti” u bë e ditur se Nimanbegu në një letër drejtuar parlamentit, e cila ende nuk është dorëzuar, deklaroi se jep dorëheqjen për arsye politike dhe etike.

    Në zgjedhjet parlamentare ai ishte mbajtësi i listës së Aleancës Shqiptare.

    Nimanbegu u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, dhe më pas në zgjedhjet e vitit 2012 dhe 2016. Në legjislaturën e 26-të ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit. Ka qenë anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, në Komisionin për Ekonomi, Financa dhe Buxhet dhe anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

    Gjatë mbledhjes së 27-të të Kuvendit ka qenë: kryetar i Klubit të Deputetëve Shqiptarë; Zëvendëskryetari i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor; anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Komisionit për Monitorimin dhe Kontrollin e Procedurës së Privatizimit, Komisionit për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore dhe Grupit Punues për Hartimin e Ligjit për Parlamentin e Malit të Zi, shkruan Vijesti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!