×
  • Lajme
  • Rajon

    Gjashtë nxënës u vranë vetëm në klasën e saj, kjo është mësuesja në orën e së cilës 14 vjeçari në Serbi nisi të shtënat

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 13:18

    Mësuesja e historisë Tatjana Stevanoviq është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Beograd, ku një 14 vjeçar ka vrarë 9 persona.

    Nxënësi  ka hyrë në shkollë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka vrarë nëntë persona. Fillimisht vrau rojen e shkollës, Dragan Vlahoviq dhe më pas zbriti në korridor.

    Si përfundim hyri në dhomën e historisë dhe qëlloi nxënësit dhe mësuesen, vetëm aty thuhet se vdiqën 6 nxënës.

    Raportohet se e plagosur ka mbetur edhe mësuesja.

    Studenti është vënë në pranga pak pas të shtënave.

    14 vjeçari, Kosta K. përshkruhet si nxënës shembullor, i cili mori pjesë në shumë gara shkollore, nga ku mori edhe mirënjohjeje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Vitin e kaluar Kosta fitoi vendin e tretë në garën e historisë. Sipas mediave në Serbi, e skena e përgjakshme ka nisur sot pikërisht për zemërimin e tij ndaj mësueses së historisë, në klasën e së cilës ai ka nisur të shtënat.

    Detaje të tjera nuk janë dhënë ende. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!