×
  • Lajme
  • Rajon

    Gjuriq i bindur: Nuk do të ketë sanksione nga BE-ja për shkak të vizitës së Vuçiqit në Moskë

    Reporteri
    10 Maj 2025 | 16:21

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se nuk pret sanksione nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë.

    Gjuriq ka thënë se “nuk do të ketë ndërprerje të integrimit në BE, as sanksione (nga Brukseli zyrtar)”.

    Ai tha për  RTS se në ditët në vijim Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe Shefja e Diplomacisë së BE-së, Kaja Callas, do të vizitojnë Beogradin dhe se ai në fakt pret forcimin e marrëdhënieve me Brukselin.

    Gjatë ditës, Bashkimi Evropian ka thënë shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.

    “Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

    KE-ja nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës.

    “Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, thuhet në përgjigje./Reporteri.net/

    BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Rusi: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!