Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq, i ka deklaruar RTS-it të Serbisë se po bën përpjekje maksimale që të përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se grupi i miqve të Serbisë në Kongresin amerikan po rritet.
Ai tha se deri në fund të vitit më shumë anëtarë të kongresit do t’i japin mbështetje Serbisë.
“Ne nuk do të lobojmë kundër askujt, do të lobojmë për Serbinë,” – u shpreh Gjuriq.
Ai komentoi edhe qeverisjen e Kurtit dhe raportet e saj me Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Këtu kemi një moment interesant, një pyetje që shtrohet është se deri në çfarë mase komuniteti ndërkombëtar do të bëj presion mbi institucionet në Prishtinë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.