Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar për ngjarjet që kanë ndodhur sot në veri të Kosovës.
Gjuriqi thotë se ka dhënë alarmin për muaj të tërë, dhe tani sipas tij, duhet të parandalohen konfliktet e mëtejshme, njofton Klankosova.tv.
“Albin Kurti është personalisht përgjegjës për gjakun e derdhur sot në veri të Kosovës”.
“Ka ardhur koha e fundit që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë veprime vendimtare kundër agjendës destruktive të Albin Kurtit”, shkroi Gjuriq.
“Ne kemi dhënë alarmin për muaj të tërë dhe tani është thelbësore të parandalojmë konflikte të mëtejshme dhe të mbrojmë jetë të pafajshme”.
“Bërja e një syri qorr ndaj situatës nuk është një opsion!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.