Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, vlerësoi se takimi i presidentit serbe Aleksandar Vuçiq dhe këshilltarit special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, në Beograd ka qenë i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Takimin e Vuçiqit me Chollet, Gjuriq e quajti si një “pasdite e luftimeve për interesat serbe”, transmeton Reporteri.net.
Ai thekson se qëndrimi i Serbisë po “dëgjohet me kujdes”, duke pretenduar se Prishtina nuk ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit.
“Biseda mes Vuçiqit dhe Schole ka zgjatur dy orë e 45 minuta në vend të pak më shumë se një orë. “Ishte një pasdite lufte për interesat e Serbisë”, tha Gjuriq.
Sipas fjalëve të tij, SHBA-të insistojnë më shumë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sesa zyrtarët evropianë.
Chollet në dy ditët e fundit edhe gjatë qëndrimit në Kosovë e Serbi e përsëriti se palët duhet të marrin vendime të vështira dhe se zgjidhja afatgjatë kërkon guxim politik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.