×
  • Lajme
  • Rajon

    “Hallakama” në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë

    Reporteri
    02 Shkurt 2023 | 21:10
    Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka komentuar seancën e sotme në parlamentin serb.

    Ai është shprehur se ka pasur mungesë elementare të sensit për realitetin në Kosovë.

    “Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, ka shkruar Kamberi.

    Në seancën e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohej për rrjedhën e dialogut dhe propozimin franko-gjerman, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka tejkaluar në përplasje verbale dhe fizike.

    Opozita e ka pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me parulla si “E ke dorëzuar Kosovën”, “jo ultimatum, jo kapitullim”, derisa ai po fliste për Kosovën.

    Në këto parulla ishte edhe një fotografi e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, me mbishkrimin “Do të përgjigjesh”, si dhe “Vuçiq e tradhtove Kosovën”.

    Në nisje të debatit, Vuçiq ka thënë se qëllimi “i ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!