Në mesin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është edhe një i afërm i ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka konfirmuar ai për Jerusalem Post.
Ai ka treguar se ende nuk dihet fati i të afërmit të tij.
Një muaj pas fillimit të konfiktit në Gazë, luftimet mes Izraelit dhe Hamasit në terren po intensifikohen. Në një kohë kur po rritet numri i të vdekurve dhe të plagosurve, Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqës ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për armëpushim të përkohshëm, për të bërë të mundur dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë.
Por nga ana tjetër autoritetet izraelite këmbëngulin se më parë duhet zgjidhur kriza humanitare për 240 personat që u morën peng në Izrael, nga grupi militant i Hamasit, gjatë sulmit të befasishëm të 7 tetorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.