×
  • Lajme
  • Rajon

    Hetuesit bullgarë dërgohen në Shkup për t’ua marrë ADN-të familjarëve të të vdekurve

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 17:12

    Një ekip prej gjashtë hetuesish nga Shërbimi Hetimor Kombëtar dhe tre prokurorë të Prokurorisë së Rrethit të Pernikut në Bullgari do të punojnë në procedurën paraprake për aksidentin e rëndë rrugor në autostradën e Strumës me 46 të vdekur, tha për BTV, zëdhënësja e kryeprokurorit, Siika Mileva.

    Kryeprokurori i Bullgarisë do t’i dërgojë në Shkup një prokuror dhe një hetues, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Në funksion të shpejtësisë dhe efikasitetit, ekipi i dërguar do t’i marrë personalisht dokumentet e kërkuara.

    Për identifikimin e të vdekurve, ekipi bullgar do ta marrë ADN-në nga familjarët e të vdekurve për t’i krahasuar me profilet e ADN-ve të viktimave, përkatësisht për t’i identifikuar sa më shpejt.

    Në funksion të elementit ndërkombëtar të çështjes, prokurorët e Departamentit Ndërkombëtar pranë Prokurorisë së Lartë të Kasacionit dhanë asistencë dhe koordinim të plotë në lidhje me paraqitjen e kërkesës për ndihmë juridike. Janë përcaktuar afatet më të shkurtra të mundshme për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!