×
  • Lajme
  • Rajon

    Hill: E kam parë marrëveshjen Rusi-Serbi, s’ka gjë të veçantë në të

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 14:39

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar shpjegim nga Serbia për atë çfarë u nënshkrua me Rusinë në New York.

    Ambasadori Amerikan në Serbi, Christopher Hill është deklaruar sot sërish për këtë çështje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Hill për mediumin “FoNet” ka thënë se e ka parë “Planin Konsultativ” të nënshkruar nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë. Sipas, Hill në të nuk kishte asgjë të veçantë, por se Rusia donte që të justifikonte luftën e saj në Ukrainë.

    “Unë e pashë planin, nuk ka shumë në të. Pyetja shtrohet se pse Rusia e donte atë plan dhe padyshim Rusia e dëshironte atë plan për të justifikuar luftën e saj në Ukrainë. Sjellja e Rusisë u dënua nga të gjithë në SHBA, në Indi, madje edhe Kina i kritikoi ata. Askush nuk i mbështet ata në këtë përpjekje”, tha Hill.

    Gjatë javës së kaluar, Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, Nikola Selakoviç dhe Sergej Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve për dy vitet e ardhshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!