Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka njoftuar sot kryediplomati serb, Marko Gjuriq do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, për vendet anëtare të NATO-s.
Hill thotë se nga këndvështrimi i tij, pjesëmarrja e Gjuriqit në këtë darkë është një mesazh i rëndësishem, shkruan tanjug, transmeton Express.
“Dhe unë mendoj se Serbia në disa raste, duke përfshirë votimin në OKB, duke përfshirë ndihmën e Ukrainës në mënyra të ndryshme, përfshirë në projektet dhe çështjet e saj energjetike, ka treguar në masë të madhe se kundërshton atë që ka bërë Rusia dhe madje dënon atë që ka bërë Rusia. Kështu që unë mendoj se fakti që ai do të ulet në atë darkë tregon se ku qëndron Serbia”, tha Hill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.