Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Chalkidiki të Greqisë si pasojë e një aksidenti me motor.
Mediat greke, bëjnë me dije se motori me të cilin po udhëtonte shqiptari ka dalë nga rruga dhe është përplasur, ku për pasojë ka humbur jetën në vend.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte pasagjer në motor, ndërsa motomjeti po drejtohej nga një shtetas grek. Ky i fundit bëhet e ditur, se është lënduar dhe ndodhet në spital.
Pasi të dalë nga spitali ai do të arrestohet pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi, shkruajnë mediat greke.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.