×
  • Lajme
  • Rajon

    I dyshuari për sulmin në Beograd ndodhet tashmë në një klinikë psikiatrike

    Reporteri
    04 Maj 2023 | 14:44

    I mituri që dyshohet se organizoi sulmin në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ku mbetën të vrarë 9 persona, prej tyre 8 fëmijë, tashmë ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj.

    Këtë e ka bërë të ditur avokatja e familjes, Irina Boroviq, raporton RTS.

    Tutje thuhet se Boroviq ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar nga një këshill mjekësh pas mesnate dhe ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.

    Boroviq tutje ka thënë se rezultati i gjetjeve toksikologjike të të dyshuarit ka rezultuar negativ.

    Ndërkaq, babai i të miturit i cili u ndalua për 48 orë, pritet të dalë nesër në orën 10:00 para Prokurorisë.

    Ndryshe, tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës 13 vjeç në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

    Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, ndërsa sulmuesi u arrestua.

    Motivet e sulmit ende nuk dihen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!