×
  • Lajme
  • Rajon

    I riu serb që shkaktoi sulmin e dytë në Beograd “solidarizohet” me 13-vjeçarin: E kuptoj pse e bëri, ishte i nënçmuar si unë

    Reporteri
    11 Maj 2023 | 19:30

    21-vjeçari serb, Uros Blaziç UB, i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë gjatë natës mes 4 dhe 5 majit në dy fshatra në Serbi, ka folur për herë të parë për masakrën që kreu pak ditë më parë si dhe arsyet që e çuan drejt aktit makabër.

    Në deklaratën e tij, i riu është shprehur se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili vetëm një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës. 21-vjeçari ka thënë që nuk ishte frymëzuar nga krimi i tij të cilin e kishtë ndjekur në lajme.

    “Nuk jam frymëzuar nga krimi që ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, as nuk ka qenë motivi im për të qëlluar njerëzit në Mlladenoc. E ndoqa atë që ndodhi një ditë më parë në Beograd, ajo që bëri ai djali ishte e keqe, por mund ta kuptoj sepse ishte i nënçmuar si unë”, ishte deklarata tronditëse pas arrestimit të të dyshuarit për masakrën në dy fshatra.

    Në seancën gjyqësore, ai e ka pranuar krimin dhe e ka përshkruar në detaje sulmin e tij të përgjakshëm dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

    “Kam qëlluar me automatik! Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, tha ai.

    Banorët e një fshati në afërsi të Mlladenovcit, rrëfyen se si vrasësi dyshohet se kishte dëgjuar se ai dhe familja e tij po përfliteshin dhe se kjo ishte arsyeja që ai shkoni dhe qëlloi rastësisht këdo që gjente. Siç thonë ata, është me të vërtetë fat që nuk u lënduan më shumë njerëz.

    Dy masakrat e njëpasnjëshme që ndodhën në harkun kohor të 48 orëve tronditën Serbinë, ndërsa presidenti Vuçiç paralajmëroi një fushatë për mbledhjen e armëve. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!