×
  • Lajme
  • Rajon

    Identifikohet autorit i sulmit masiv në Serbi, 600 policë në kërkim të tij

    Reporteri
    05 Maj 2023 | 8:15

    Të paktën tetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga të shtënat në një fshat afër Mlladenovcit, në Beograd, raportojnë mediat serbe.

    Agjencia Tanjug raporton se nga të shtënat janë plagosur 13 persona, shtatë prej të cilëve janë në gjendje kritike.

    Ndërkohë, Policia ka nisur kërkimet për 21-vjeçarin, i cili u identifikua vetëm si U.B. dhe që është i dyshuar për sulmin, transmeton Reporteri.net. 

    Siç raporton RTS sulmuesi vrau një polic të ri dhe motrën e tij dhe plagosi disa persona.

    Në vendin e krimit janë dërguar ambulancat, si dhe njësitë speciale të policisë dhe helikopterëve.

    Tjetër sulm i armatosur në Serbi: 8 të vrarë, e 13 të plagosur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!