×
  • Lajme
  • Rajon / Ndërprerja e vizitës

    Ish-diplomati serb: Shefja e kabinetit të Trump ia mbylli Vuçiqit dyert e kompleksit në Florida

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 16:35

    Ish-diplomati serb Nebojša Vujoviç, ka komentuar ndërprerjen e vizitës së presidentit serb Aleksander Vucic, në SHBA dhe kthimin e parakohshëm të tij në Beograd, duke thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donal Trump, ajo që ‘‘ia ka ndaluar hyrjen në kompleksin në Florida’’.

    “Trump-it i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa që Vuçiq të zgjidhë problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trump-in. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbuste kërcënimin që i vjen nga Evropa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trump-it dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trump-it ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Evropën”, tha Vujoviq, raporton N1.

    Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington ashtu edhe në Moskë, dhe se studentët e “kurorëzojnë” atë në Evropë.

    “Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Evropë se sa e kanë bërë studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që e kanë mbështetur për interesa të tyre – mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini – tani detyrohen të lidhin duart”, deklaroi Vujoviq./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!