×
  • Lajme
  • Rajon

    Ish-presidentja kroate kujton viktimat e Srebrenicës

    Reporteri
    11 Korrik 2022 | 10:32

    Kolinda Grabar-Kitarović, ish-presidente e Kroacisë, ka përkujtuar viktimat e Srebrenicës.

    “Me nderim të thellë për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe simpati të thellë për familjet e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Sot mbushen 27 vite prej kur forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra myslimanë.

    Kjo tragjedi cilësohet si gjenocid edhe pse në Beograd shpesh është mohuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!