Pas largimit të ASH-së të Arben Taravarit nga Qeveria ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.
Mexhiti në një status në rrjetin social Facebook, thekson se Taravari nuk e ka sjell ndryshimin, por siç shton e ka penguar ndryshimin. Mes tjerash Mexhiti ka bërë të ditur se VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit.
“VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim.
Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!”, ka shkruar Mexhiti.
Siç njoftoi Arben Taravari, deri në këtë vendim erdhi pas pakënaqësive që patën, ku përmendi balancuesin dhe ligjin për gjuhët që siç tha, askush nuk ka lindur në Qeveri. Taravari mes tjerash tha se do t’i kthehen qytetarit dhe se ASH-ja është parti unike.
“Sollëm vendim që Aleanca për Shqiptarët të shkojë në opozitë. Askush nuk ka lindur në Qeveri”, deklaroi kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Pas përçarjeve në VLEN, Taravari largohet nga Qeveria e Mickoskit, çfarë përmendi si arsye
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.