×
  • Lajme
  • Rajon

    Jake Sullivan “i shqetësuar” paralajmëron sanksione të reja ndaj Dodikut

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 16:45

    Jake Sullivan, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të ShBA-së, Joe Biden, ka lëshuar një paralajmërim për “sanksione shtesë” ndaj presidentit ultranacionalist të “Republika Srpska”-s, Milorad Dodik.

    Për çka, zyrtari i lartë amerikan, u shpreh se Washgintonit “është i shqetësuar” me kërcënimet e radhës që vinë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës nga entiteti serb.

    “ShBA-të janë të shqetësuara nga kërcënimet në rritje ndaj integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës nga presidenti i Republikës Srpska, Dodik. Ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi veprimeve dhe sulmeve separatiste ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, duke përfshirë përdorimin e sanksioneve shtesë”, ka shkruar Jake Sullivan në “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!