×
  • Lajme
  • Rajon

    Kamberi: Fitimi i mandatit në Serbi, shumë i rëndësishëm për palën shqiptare

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 19:59

    Përfaqësuesi i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi deklaroi se fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për palën shqiptare.

    Deklaratën, Kamberi e dha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku shtoi se mandati i fitaur ka rëndësi edhe për ato parti që mbrojnë idenë e parlamentarizmit dhe e konsiderojnë atë vendimtare në përpjekjet e shqiptarëve për të drejtat e tyre.

    Kamberi, i cili ka qenë deputet edhe në legjislaturën e kaluar, theksoi se pozita e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë nuk është përmirësuar dukshëm, prandaj nuk do të ndryshojë prioritetet e aktivitetit të tij në Kuvend.

    Sipas tij, prioritetet e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë janë të përcaktuara në “Planin Shtatëpikësh”, dokument të cilin përfaqësuesit e shqiptarëve ia kanë dërguar qeverisë serbe rreth një dekadë më parë.

    Kamberi përmendi edhe zhvillimin ekonomik në jug të Serbisë, si një tjetër prioritet të tij.

    Vlerësohet se afër 60,000 shqiptarë jetojnë në Serbi kryesisht në tri komunat në jug të shtetit, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Kamberi fitoi një mandat në Kuvendin serb pasi disa herë u përsëritën zgjedhjet në Tërnocin e Madh, në jug të Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!