×
  • Lajme
  • Rajon

    Kandiq: Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione

    Reporteri
    11 Shkurt 2023 | 15:12

    Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko i është përgjigjur pyetjeve se si do të vepronte shteti rus në rast se Serbia i vendos sanksione dhe nëse do të pengonte anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

    Ai pohoi se për Rusinë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit do të jetë i rëndësishëm qëndrimi i qeverisë serbe në raport me Rusinë, raporton Danas.

    Ndaj kësaj interviste ka reaguar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila beson se ambasadori rus i ka dhënë mesazh të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Mesazhet e djeshme të ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Vuçiqin, se Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione…”, ka shkruar Kandiq.

    Theksojmë se Serbia dhe Bjellorusia janë vendet e vetme evropiane që nuk i kanë vendosur sanksione shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar se e pranon propozimin evropian të mbështetur edhe nga SHBA-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!